Arsenali nuk gabon, kryeson Premier Ligën

16 tetor 2022 | 17:49

Arsenal vazhdon të tregojë se mbetet një nga skuadrat pretendente këtë sezon në Angli. Sot, djemtë e Artetas mundën 0-1 Leeds në transfertë.

Gooners do merrnin epërsinë pas 35 minutash me Saka, futbollist ky që po bën një edicion mjaft pozitiv. Leeds ka mundësi për të vendosur ekuilibrat me Bamford, por ky i fundit gabon nga pika e bardhë 20 minuta nga fillimi i fraksionit të dytë.

Arsenal kryeson kampionatin me 27 pikë. Takimi i radhës për ta është ndaj Southampton, në transfertë. Leeds renditet në vendin e fundit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme…