Arsenali, veç një pikë ndaj Brightonit

26 dhjetor 2018 | 20:12

Arsenali nuk ka mundur të marrë me shumë se një pikë nga ndeshja ndaj Brighton & Hove Albion, pasi rezultati final i kësaj ndeshje mbeti 1-1.

Skuadra e Granit Xhakës luajti mirë në minutat e parë, kur edhe krijojë epërsinë 0-1, falë golit të shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang (7’). Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 35-të, shënues ishte Jurgen Locadia. Në pjesën e dytë gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja përfundoi në barazim.

Nga ora 20:30 zhvillohet ndeshja në mes Watfordit dhe Chelseat.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Hysit, Enis Zaberxha, ende nuk ka vendosur se…