Arsim Bajrami për librin “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike”: Argumenton gjenocidin e Serbisë në Kosovë me fakte konkrete juridike
Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është promovuar libri “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike” të autorit Arsim Bajrami.
Libri ka 625 faqe. Parathënia dhe rezymeja janë në gjuhen angleze e frënge dhe ka mbi 1000 fusnota e referenca bibliografike.
Autori i librit prof. dr. Arsim Bajrami, ka theksuar se ky libër është një kontribut profesional në argumentimin juridik të gjenocidit të Serbisë në Kosovë me fakte konkrete juridike.
“Kjo është mëse e domosdoshme në kohen kur ka tendenca të mohimit dhe relativizimit të këtij gjenocidi, vendosjes së baraspeshës mes gjenocidit serb dhe ndonjë krimi individual gjatë luftës në Kosovë. Këto tendenca tentojnë të rishkruajnë historinë e luftesë së drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së, duke inkriminuar themeluesit e saj dhe liderët kryesor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar Bajrami.