“Art Motion & Klan Kosova”, fitojnë të drejtën televizive të Superligës

09 gusht 2021 | 14:08

Federata e Futbollit të Kosovës dhe “Art Motion & Klan Kosova”, sot kanë vazhduar kontratën e bashkëpunimit për të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Superligës për edicionin 2021/2022.

Duke konstatuar se “Art Motion dhe Klan Kosova” edicionin e kaluar kishte bërë ofertën më të mirë dhe kishte fituar të drejtën e transmetimit për edicionin 2020/2021 dhe mundësinë e vazhdimit të kontratës, Komisioni i FFK-së mori vendim për vazhdimin e kontratës të njëjtës kompani edhe për një vit, pasi që ishte oferta më e mirë.

FFK-ja ka njoftuar se “Art Motion dhe Klan Kosova” gjithashtu ka fituar të drejtën e transmetimit edhe të Ligës së Parë për edicionin 2021/2022, si dhe transmetimin e garave të Kupës së Kosovës.

Për të gjitha këto të drejta televizive, FFK dhe “Art Motion e Klan Kosova” kanë kontraktuar në vlerë prej 600 (gjashtëqind) mijë euro.

Pas marrjes së vendimit, presidenti i FFK-së Agim Ademi ka falënderuar kompaninë “Art Motion e Klan Kosova” për bashkëpunimin dhe njëherësh i ka përgëzuar ata për ofertën e kënaqshme, duke iu uruar suksese.

Siç dihet FFK-ja të gjitha të hyrat nga e drejta vendore televizive ua shpërndanë klubeve te Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë, me ndarje 450 mijë euro për Superligën për vit futbollistik, si dhe 150 mijë euro për Ligën e Parë po ashtu për vit futbollistik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj-Barani, ka…