Arta Bilalli Zendeli, krenari e Çegranit dhe BDI-së, për Kryeministrin shqiptar!

08 korrik 2020 | 13:15

Gjyla Halili

Gratë në BDI janë vlerë e shtuar, sepse janë vlerë e familjes shqiptare, vlerë e traditës mbi të cilën është mbështetur edukata e familjes shqiptare, me gra të mençura, të zonja dhe moral të lartë, e tillë është çegranasja, Arta Bilalli Zendeli, një eksperte e shkëlqyer juridike, nënë, bashkëshorte dhe kandidate e BDI-së, në Zonën e 6-të, numri 3 në listë.

Ekspertiza juridike e kandidates së BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, është përtej çdo kandidature tjetër brenda partive që konkurrojnë këto zgjedhje parlamentare. E edukuar dhe arsimuar në universitetet më të njohura, në dijeni me të arriturat më të mira të shkencave juridike, duke qenë eksperte juridike ë përfaqëson me dinjitet jo vetëm universitetin ku punon, por edhe BDI-në dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo energji rinore, e pranishme te Arta Bilalli Zendeli, është energji e rinisë brenda BDI-së dhe vizionit rinor në platformën elektorale, për të arritur kulmin e kapacitetit politik e juridik të shqiptarëve, me intelektual të kalibrit ndërkombëtar, të nivelit superior që ofron shkenca juridike, që ofrojnë grupet punuese profesionale në nivel vendor e ndërkombëtar, duke ua konfirmuar të arriturat në universitetet prestigjioze në BE dhe ShBA, por edhe në fushën studimore me mbi 30 punime shkencore.

Arta Bilalli Zendeli, krenari e Çegranit dhe Gostivarit, ka me se të krenohet, ashtu siç ka me se të krenohet BDI, me një profil si të profesoreshës Arta, me dijet e saja, kapacitetin juridik e shkencor në ligjërimin akademik, të impenjuar me rrjedhat më të arritura në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit, me përvojën kontinentale dhe amerikane, në shërbim të popullit të saj dhe të drejtave për barazi, konform të drejtave dhe obligimeve kushtetuese.

Ajo, ishte edhe kampione në sportin e xhudos, në nivel vendi dhe nënkampione e Ballkanit, duke rikonfirmuar individualitetin e saj, si sportiste me shpirt garues e luftarake, e denjë për suksese të cilat e tejkalojnë shtetin dhe kombin, andaj, ajo mbetet edhe si model i sportistes së shquar.

Arta Bilalli Zendeli, me sinqeritetin e saj, me kolegët në universitet dhe studentët me të cilët ka bashkëpunuar, kolegët nga fusha në komisionet vendore e ndërkombëtare, veçojnë personalitetin e saj të kompletuar, me dijet e gjithanshme juridike, duke prezantuar interesin nacional dhe profesional, në dritën më të mirë të fushatës elektorale, për BDI-në dhe popullin e saj shqiptar, për Kryeministrin e parë shqiptar.

Tetove 07.07.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…