Artan Behrami nga Cyrihu: Diaspora ka nisur lëvizjet më të mëdha për ndryshime në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, gjatë qëndrimit të tij në Cyrih të Zvicrrës ka takuar bashkatdhetarë, duke vlerësuar rolin e diasporës në proceset politike dhe shoqërore në Kosovë.
Përmes një postimi, Behrami ka thënë se shumë prej lëvizjeve për ndryshim në Kosovë kanë nisur pikërisht nga diaspora, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të saj në institucionet e vendit.
Ai ka deklaruar se, si dikush i rritur në diasporë, bashkë me kandidatin Shaip Kadriaj synojnë të jenë zë i bashkatdhetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Në fund të postimit, Behrami ka kërkuar mbështetje për PDK-në dhe kandidatët e saj në zgjedhje, duke promovuar listën zgjedhore dhe emrat kryesorë të partisë.
Ky ështe postimi i plote:
https://www.facebook.com/share/p/1Gv8knv3cx/?mibextid=wwXIfr



