Arteta: Humbja është e papranueshme
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka përshkruar të “papranueshme” mënyrën se si ekipi i tij ka pësuar dy gola të vonshëm në humbujen 2:1 nga Brightoni të shtunën. Për Arsenalin është humbja e dytë rresht pas rifillimit të edicionit.
“Jam shumë i frustruar. Është e papranueshme mënyra se si kemi humbur ndeshjen. Neve na pëlqen të garojmë dhe unë e di se kemi ekip të ri. Por prapë ne e kemi humbur ndeshjen. Është dashur të vendosim ndeshjen më herët”, ka thënë Arteta.
Trajneri spanjoll ka pranuar se tani i duhet të punojë për të ngritur lojtarët.
“Në këtë nivel nuk mund të pranosh golat në mënyrën se si ne i pranuam. Është e pamundur. E di që kemi ekip vërtetë të ri, por në Premier League nëe bën dy gabime si këto, atëherë pësoni dy gola. Nuk mund të pranojmë këtë”, ka shtuar Arteta.