Arteta: Kënaqësi të shohësh këtë Arsenal duke luajtur futboll

24 prill 2024 | 14:47

Arsenali ka marrë sërish kreun e Premier Ligës, madje duke kryesuar me tri pikë më shumë se Liverpooli dhe katër më shumë se Manchester City.

Londinezët shpartalluan 5-0 Chelsea në derbin, në një ndeshje të përkryer, duke kaluar kuotën e 100 golave këtë sezon në të gjitha veprimtaritë. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i kënaqur nga paraqitja dhe rezultati: “Jam i kënaqur me fitoren dhe numrin e rasteve e golave që shënuam. Gjithashtu, fitorja kaq e thellë dhe pa pësuar gol tregon qëndrueshmërinë e kësaj skuadre. Duhej të ishim më të disiplinuar në pjesën e dytë për të bërë gjërat e duhura dhe krijuam shumë raste dhe e mbrojtëm zonën tonë shumë më mirë. I përgëzova lojtarët që i bënë të lumtur tifozët tanë në një derbi të madh të Londrës dhe ishte një gëzim t’i shikoja ata duke luajtur”.

“Tani është radha e Tottenham. Lojtarët e mi e dinë se për çfarë po luajmë. Ata janë shumë të emocionuar dhe janë gati në këtë sfidë. Edhe lojtarët që nuk kanë luajtur shumë kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe kjo e mban ekipin të bashkuar”, u shpreh trajneri spanjoll. “Detyra ime është të vazhdoj të sfidoj dhe të jem kërkues ndaj tyre. Por, gjithashtu, dua t’i bëj të besojnë se mund ta bëjnë realitet këtë ëndërr, të fitojnë titullin, sepse kjo është një gjë shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, nuk e konfirmoi se kuqezinjtë…