Mësohet e ardhmja e Piolit
Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, nuk e konfirmoi se kuqezinjtë do të shkarkojnë Stefano Piolin, por insiston se trajneri do të qëndrojë në krye deri në fund të sezonit përpara se të vendosë për të ardhmen e tij së bashku me drejtorët e klubit.
Scaroni foli për sezonin e Milanit dhe të ardhmen e Piolit në “San Siro” gjatë një eventi të organizuar nga gazeta italiane “Il Foglio” të mërkurën në mëngjes.
Milani pa rivalin e tij të qytetit, Interin të fitojë titullin e 20-të të Serie A të hënën mbrëma pas një fitoreje 2:1 në “Derby della Madonnina”. Interi ka dalë fitues në gjashtë takimet e fundit me Milanin.
“Ishte një ditë e vështirë. Do të donim të fitonim kundër Interit ndonjëherë. Ne kemi humbur shumë ndeshje radhazi kundër Nerazzurrëve. Sezoni nuk ka përfunduar ende dhe ne duhet të luftojmë për vendin e dytë. Ka qenë një sezon i mirë, ndoshta jo i shkëlqyeshëm, por ne kemi pasur shumë lëndime, kështu që duhet ta konsiderojmë këtë. Interi e meritonte të fitonte titullin, kështu që urime për ta, duke përfshirë Marottan dhe Antonellon.
Scaronit iu kërkua të konfirmonte se Pioli nuk do të jetë trajner i Milanit në sezonin 2024/25.
“Jo, nuk do ta konfirmoj. Pioli është trajneri ynë dhe do të qëndrojë deri në fund të sezonit. Jam i bindur se Pioli do të na ndihmojë të marrim fitoret që na duhen për të përfunduar në vendin e dytë. Pioli dhe drejtorët do të vlerësojnë të ardhmen, por unë do të doja të shmangja bisedën për këtë çështje deri në fund të sezonit”, tha Pioli.
Kontrata e Piolit skadon në qershor të vitit 2025, por raportet në rritje sugjerojnë se ai do të largohet nga klubi në verë. Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani, tha të hënën mbrëma se pronari Gerry Cardinale do të merrte vendimin përfundimtar.