Arteta lavdëron Xhakën: E ka fituar sërish besimin  

20 mars 2023 | 11:38

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka lavdëruar mesfushorin Granit Xhaka, pas fitores që e arriti skuadra londineze ndaj Crystal Palace (4-1).

“Ajo që ka ndryshuar tek Granit Xhaka është se ai ka nisur të fitojë sërish besimin. Është në vendin e duhur në fushë dhe tashmë gjendet në vendin e duhur në kohën e duhur. Para sfidës i thashë se do të shënonte sërish sepse është me mentalitetin e duhur”, ka thënë Arteta.

“Këtë mund ta shohësh shumë lehtë në mënyrën si po stërvitet, gjëra të mira do të vijnë për Xhakën. Për mua ai është shfaqur fenomenal për të gjithë sezonin”, ka shtuar Arteta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike,…