Arteta: Mu deshën 3-4 ditë që të ndihesha më mirë

23 mars 2020 | 19:28

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili ishte trajneri i parë i prekur me COVID-19 në Premier Ligë, ka konfirmuar këtë të hënë se është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Infektimi i 37 vjeçarit u konfirmua me 12 mars, 2 ditë pasi presidenti i Olimpiakosit Evangelos Marinakis, me të cilin u përballën në sfidën e vlefshme për Evropa Ligë, kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

“Mu deshën 3-4 ditë të filloja të ndihesha më mirë, me më shumë energji dhe të lija pas simptomat. Ndihem shumë mirë tani dhe ndihem i shëruar. Më telefonuan bordi drejtues dhe më treguan se presidenti i Olimpiakosit kishte rezultuar pozitiv dhe kushdo që ka pasur kontakt me të është i rrezikuar. Më pas i tregova që nuk po ndihesha mirë dhe që kjo ishte kthyer në një çështje tashmë duke qenë se shumë lojtarë tanët ishin po ashtu në kontakt me Olimpiakosin”, ka thënë Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram…