Arteta pas humbjes nga Aston Villa: Duhet të reagojmë ndaj Bayernit

15 prill 2024 | 10:55

Arsenali pësoi humbje nga Aston Villa dhe në këtë mënyrë vendin e parë e rrëmben Manchester City.

Trajneri Mikel Arteta ndjen keqardhje për rezultatin dhe veçanërisht për paraqitjen në pjesën e dytë, ku skuadra e tij pësoi dy gola radhazi në fund të ndeshjes.

“Dy paraqitje shumë të ndryshme. Pjesa e parë ishte e mrekullueshme, një nga pjesët më të mira që kemi luajtur ndonjëherë kundër një ekipi të madh. Duhet të ketë pasur tre ose katër raste për gol ose më shumë. Nuk arritëm të shënonim dhe kjo u reflektua në pjesën e dytë. Ne nuk vazhduam me lojën e mirë dhe pësuam dy gola shumë, shumë të këqij”, ka thënë Arteta.

Spanjolli dëshiron të fokusohet vetëm në ndeshjen e radhës, tani që “Topçinjtë” nuk varen më vetëm nga vetja për t’u bërë kampionë.

“Ne kemi mundësinë më të mirë për të reaguar ndaj Bayernit, të mërkurën. Ekipi duhet ta tregojë. Nëse dëshiron të fitosh, duhet t’i kapërcesh këto situata”, ka shtuar Arteta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thuhet qartë në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit se…