Arteta për transferimin e Mbappes në Arsenal: Pse jo?

16 shkurt 2024 | 14:23

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të Kylian Mbappes, pasi ky i fundit i komunikoi Paris Saint-Germainit se do të largohet në fund të sezonit.

Arteta në një intervistë të dhënë ka thënë që nëse duan të jenë më të mirët, kanë nevojë edhe për lojtar të tillë.

“Kylian Mbappe, pse jo? Nëse duam të jemi skuadra më e mirë, do të kemi nevojë për talentin dhe lojtarët më të mirë. Unë nuk jam i përfshirë. Ndoshta Edu dhe pronarët janë, nuk jam në ato biseda deri në fazën e fundit”, ka deklaruar Arteta.

Përndryshe, Real Madridi është klubi më favorit për të nënshkruar me sulmuesin francez, i cili pritet të bëjë bujë derisa të dihet përfundimisht e ardhmja e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Tiranë…