Arteta: Që nga ndeshja me Burnleyn, Xhaka ka qenë fenomenal

18 janar 2021 | 12:58

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka lavdëruar Granit Xhakën, duke thënë se mesfushori shqiptar ka qenë fenomenal që prej se ishte ndëshkuar me karton të kuq kundër Burnley muajin e kaluar.

“Pas kartoni të kuq dhe me historinë që e ka pasur, Xhaka ishte në pozitë të vështirë dhe neve na u desh të përpiqeshim ta kthejmë atë aty ku ne besojmë se ai mund të jetë dhe aty ku duhet të jetë ai – që nënkupton njëri prej liderëve të këtij ekipi i cili na jep stabilitet neve”, ka thënë Arteta.

“Mendoj se ai ka qenë fenomenal që prej rikthimit nga kartoni i kuq. Ai po luan shumë, shumë mirë. Kundër Palace, ai i kishte disa çaste të rëndësishme dhe ende është i ri. Ai është lojtar që mund të përmirësohet akoma. Është shumë mirë për ne që na është rikthyer ai”, ka shtuar Arteta.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Chelseat planifikon të paguajë një shifër rekorde për…