Arteta vazhdon kontratën me Arsenalin

06 maj 2022 | 12:31

Tashmë është zyrtare, Mikel Arteta ka vazhduar bashkëpunimin me klubin e Arsenalit për të paktën edhe tre vite të tjera.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i “Topçinjve” të Londrës me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj ku njoftojnë se trajneri spanjoll ka firmosur rinovimin e kontratës deri më 30 qershor 2025.

40-vjeçari iberik është në krye të skuadrës së Arsenalit që nga 22 dhjetori i vitit 2019, ku gjithsej ka koleksionuar nga 126 ndeshje, 71 fitore, 20 barazime dhe 35 humbje. Përveç Arsenalit, Mikel Arteta ka qenë edhe asistent i ekipit të parë të Manchester Cityt.

Aktualisht Arsenali në Premier Ligë renditen në zonën e Ligës së Kampionëve, në vendin e katërt në kuotën e 63 pikëve, ku kanë ende dhe katër sfida deri në përfundimin e kampionatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për mbi dy vjet bota është përballur me pandeminë Covid-19…