Arteta: Xhaka lë edhe pikën e fundit të gjakut në fushë

03 korrik 2020 | 14:08

Mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit, Granit Xhaka, shënoi golin e dytë në fitoren 4-0 kundër Norwich. 27-vjeçari është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Mikel Artetës, madje ky i fundit, i ka thurur elozhe mesfushorit.

“Xhaka është një lojtar që ka një përkushtim të jashtëzakonshëm. Ai lë edhe pikën e fundit të gjakut në fushë dhe në stërvitje. Është një shembull fantastik për shokët e skuadrës. Mënyra si ai kujdeset për veten, është për t’u admiruar. Xhaka jeton me futbollin”, ka thënë Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga nesër…