Arthuri arrin marrëveshje me Arsenalin

23 janar 2022 | 16:13

Arsenali ka arritur marrëveshje me Arthur Melon për të realizuar transferimin në këtë afat, raporton 90min.

Mesfushori brazilian është i gatshëm që të largohet nga Juventusi dhe të mbyllë kalimin te The Gunners.

Marrëveshja e skuadrës londineze me Zonjën e Vjetër do të jetë në formë huazimi dyvjeçar me opsionin për detyrim blerje.

Po ashtu, Arsenali do të paguajë komplet pagën e Arthur dhe mund ta ketë edhe opsionin për ta mbyllur transferimin e tij edhe në këtë fund edicion.

Juventusi dhe Topçinjtë po i diskutojnë detajet e fundit, para se të finalizojnë marrëveshjen.

Natyrisht se kushte ka edhe Melo, që kërkon të luajë standard dhe pas dy sezonesh, nëse përshtatet mirë në skuadër, paga e tij të rritet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë të ditur…