Asambleja e OKB-së, Osmani javën tjetër udhëton për në Nju-Jork
18 shtator 2025
| 16:11
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e ardhme do të udhëtojë për në ShBA.
Presidenca ka bërë me dije se ky udhëtim ka të bëj me fillimin e punimeve të Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, ka treguar se gjatë qëndrimit në Nju Jork Osmani do të takohet me shumë homologë të saj.
“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në Nju-Jork për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Kupina për “Express”.



