Asamblistët e miratuan statutin e Komunës së Malishevës

11 shtator 2023 | 15:48

Në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për vitin 2023, të cilën e udhëhoqi kryesuesi, Argjend Thaçi, para asamblistëve, propozoi vetëm një pikë  për shqyrtim, diskutim dhe miratim.

Draft-statutin e Komunës së Malishevës të cilën e hartoi dhe draftoi, komisioni profesional.

Pas një debati të gjerë të bërë nga asamblistët, për disa sqarime që kërkuan prej anëtarëve të komisionit, për këto u përgjigjën nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori për Administratë, Fatmir Ademaj.

Në fund me shumë se dy të tretat e votave, asamblistët e miratuan draft-statutin  e Komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka mbyllur me sukses dy ndeshjet kualifikuese të Evropianit…