Asamblisti i LDK-së në Vushtrri i bashkangjitet PDK-së

06 nëntor 2023 | 19:39

Asambleisti Behar Duraku edhe zyrtarisht nga sot do të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Këtë e ka bërë të ditur vet Duraku përmes llogarisë së tij në facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë ju njoftoj se që nga sot nuk jam pjesë e LDK-së dhe tash e tutje aktivitetin tim qytetarë e politik, do e vazhdoj në përkrahje dhe mbështetje të kryetarit Ferit Idrizi dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Shtytja ime për aderim në PDK është si rrjedhoj e mos kordinimit dhe grupacioneve të shumta që janë për brenda LDK-së në Vushtrri, të cilat kanë bërë që kjo parti të ket divergjenca të mëdha për brenda anëtarëve të saj.

Unë do ta ruaj me fanatizëm lidhjen tonë dhe do të jap maksimumin tim që të garantoj hapsirën e merituar për secilin prej jush.
Besoj në suksese të përbashkëta, kam shumë energji dhe vullnet, që në vend të përqarjes të promovojmë bashkëpunimin dhe t’i trajtojmë pa kompromis çështjet e interesit qytetarë.
Me besimin e plotë në kryetarin Idrizi se me
punën dhe angazhimin e tij do bëjë më të mirën për qytetarët e Vushtrrisë.

Ju falenderoj për përkrahjen, vazhdojmë tutje.

Me respekt Behar Duraku!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka…