Asamblistja e AKR-së në Prishtinë i bashkohet AAK-së

09 qershor 2021 | 16:31

Asamblistja në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Adelina Fazliji, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmin e ka bërë me dije kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, i cili ka bërë me dije se Fazliji do të jetë kandidate për asamble në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen sivjet.

“Rrugëtimit tonë për Prishtinën po i bashkohet edhe Adelina Fazliji, aktiviste e devotshme dhe njëherit asambleiste në Kuvendin Komunal. Adelina, rrjedh nga një familje e njohur nga Hajvalia. Ajo na bashkohet në këtë garë me bindje të plotë për fitore, dhe me besim se bashkërisht Prishtinës do ja ofrojmë projektet dhe sukseset që do të mbahen mend gjatë! Përvoja e Adelinës në qeverisjen komunale, i jep vlerë të shtuar listës sonë për Prishtinën. Suksese Adelina e na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bardhyl Mahmuti Intelektuali shkodran dhe njëri nga atdhetarët e…