Asamblistja e LB-së në Prishtinë i bashkohet AAK-së

27 shkurt 11:50

Asamblistja e Lëvizjes për Bashkim (LB) në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Bukurije Canolli-Ahmeti, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmin e ka bërë me dije lideri i AAK-së dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

“Nga sot, asamblistja e Kuvendit Komunal në Prishtinë, Bukurije Canolli-Ahmeti, do t’i bashkohet rrugëtimit të grupit të asamblistëve të AAK-së në kryeqytet, që së bashku ta fuqizojnë zërin e qytetarëve dhe të kontribuojnë për një qeverisje më të mirë komunale”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se…