Asamblistja e PDK-së në Mitrovicës i bashkohet AKR-së

19 prill 2019 | 10:58

Shkurta Shosholli Musa, asambliste nga radhët e PDK-së, nga sot e tutje është pjesë e familjes së grupit të asamblistëve të AKR-së.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Sikurse zonja Shkurta, ashtu edhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët e duan të mirën e qytetit të tyre janë të mirëseardhur t’i bashkëngjitën vizionit, vullnetit dhe preokupimit tonë për një Mitrovicë më të mirë.
Ashtu siç është e ditur se znj. Shkurta Shosholli Musa ka qenë asambliste nga radhët e PDK-së, nga sot e tutje ajo është pjesë e familjes së grupit të asamblistëve të AKR-së.
Faleminderit Shkurta, na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i KB Rahovecit, Rron Grapci, është lënduar në ndeshjen…