Asamblistja Erblina Tahiraj e quan të dështuar legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës

24 nëntor 2020 | 13:33

Erblina Tahiraj, asambliste e AAK-së në Kuvendin Komunal të Deçanit, në llogarinë e saj në “Facebook” ka postuar një fotografi të vjetër, para disa viteve, me disa nga liderët e vendit tonë.

Në këtë fotografi janë Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci dhe Bajram Rexhepi.

Erblina Tahiraj përmes kësaj fotografie ka pasqyruar unitetit që pati ndodhur mes këtyre liderëve në atë kohë, përkundër dallimeve politike që kishin, ata ishin të bashkuar për të mirën e Kosovës.

Duke iu referuar situatës së fundit politike në vend, Erblina Tahiraj, ka thënë se sot në Parlamentin e Kosovës për fat të keq është instaluar një mendësi refuzuese, papjekuri politike dhe urrejtje ndërpartiake.

“Është e turpshme për disa nga liderët dhe deputetët e Republikës së Kosovës të cilët nuk i bashkon në asnjë mënyrë, asgjë”, ka shkruar asamblistja Erblina Tahiraj.

Postimi i plotë i saj:

Legjislaturës së dështuar

Kjo ishte koha kur përkundër dallimeve politike, liderët nga pozita e opozita ishin të bashkuar saherë që kishte nevojë, për qytetarët dhe Kosovën.
Sot, në Parlamentin e Kosovës për fat të keq është instaluar një mendësi refuzuese, papjekuri politike dhe urrejtje ndërpartiake. Ajo që mund të mbajmë në mend nga legjislaturat e fundit të Parlamentit të Kosovës janë fyerjet dhe nënçmimet mes deputetëve, të cilët për asnjë moment nuk arrijnë të përmbushin nevojat e qytetarëve. Është e turpshme për disa nga liderët dhe deputetët e Republikës së Kosovës të cilët nuk i bashkon në asnjë mënyrë, asgjë.
Arroganca, papërgjegjësia dhe neglizhenca duhet të marrin fund.
E besoj fuqishëm që dënimin do e merrni në zgjedhjet e ardhshme, atëherë kur legjislatura e zgjedhur do të ketë pamje tjetër, shpresoj PA shumicën prej jush.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar protesta në rast…