Asamblistja Kryeziu thotë se jo të gjithë mësimdhënësit në Rahovec po i marrin tri pagat pas pensionimit

26 shtator 2023 | 20:56

Kuvendi Komunal i Rahovecit është mbledhur të martën në seancë të re, ku u diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve të kësaj komune.

Asamblistja e LDK-së, Edona Kryeziu, ka paraqitur një shqetësim për Drejtorinë e Arsimit.

Ajo ka theksuar se me ligj u takon mësimdhënësve që edhe pas pensionimit t’i marrin edhe tri paga të plota.

Por, sipas Kryeziut, disa nuk po i marrin tri pagat pas pensionimit ashtu siç e thotë ligji.

Në mungesë të drejtorit, ajo ka kërkuar pergjigje nga kryetari Smajl Latifi.

“Kemi informata që dikujt i kompensohen e dikujt jo. Kërkoj nga kryetari se pse po ndodh kjo”, është shprehur Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet,…