Asani: Kemi edhe tri finale për t’i luajtur  

12 shtator 2023 | 16:08

Jasir Asani ishte figura kryesore e fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Polonisë me rezultat 2-0 duke siguruar tri pikë që na shndërruan në liderin e grupit E me 10 pikë pas pesë ndeshjeve.

Asani është shprehur shumë i lumtur për golin e shënuar, por ka kërkuar vetëpërmbajtje për të vazhduar drejt synimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

“Jemi në vend të parë. Kemi dhe tri finale. 3 finale. Pa eufori, por ëndrra jonë është vetëm një: finalet e ‘Gjermani 2024’. Këtë gol ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën. Por kryesisht trajnerit Silvinho, ai i cili besoi tek unë. Faleminderit mister, faleminderit Shqipëri. Bashkë drejt ‘Gjermani 2024’”, ka shkruar Asani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka ftuar kryeministrin e…