Asani për golin ndaj Polonisë: Babai im ka qarë shumë

19 shtator 2023 | 12:31

Jasir Asani realizoi një gol fantastik në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndaj Polonisë (2-0). Ai në një intervistë për “Panorama Sport”, ka zbuluar se pas atij goli dhe fitores se kuqezinjve ndaj polakëve, babai i tij ka qarë.

“Nuk munda t’i takoj, por fola në telefon. Babai kishte qarë shumë. Ishte emocionuar pa masë dhe kishte qarë edhe në stadium shumë. Jam i lumtur për ata, për vete dhe për Shqipërinë. Kemi tifozë të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që t’ua shpërblej gjithnjë me paraqitje sa më të mira. Unë do të jap gjithçka në fushë”, ka thënë Asani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  është takuar me kancelarin e…