Asani: Për Kombëtaren e Shqipërisë jap shpirtin

12 prill 2023 | 16:30

Jasir Asani fitoi zemrat e tifozëve shqiptarë me debutimin te Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen kundër Polonisë. Ishte një prej më të mirëve të takimit që dalluan nga të tjerët te kuqezinjtë.

Në një intervistë të fundit për “Kleagueunited” në Korenë e Jugut, Asani ka treguar arsyen se pse nuk zgjodhi Maqedoninë e Veriut përpara Shqipërisë.

“Kam marrë ftesën e Kombëtares vetëm pesë ditë para grumbullimit të tyre. Gjithmonë kam qenë në pritje për Kombëtaren dhe ishte ndjenja më e mirë. Do të jap gjithçka, shpirtin për Kombëtaren, gjithmonë”, ka thënë Asani.

“Unë kam luajtur për Maqedoninë e Veriut, kam lindur atje dhe familja jeton atje, por ne jemi shqiptarë të Maqedonisë. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Shqipërinë sepse jam shqiptar dhe jam shumë i lumtur që debutova me këtë fanellë”, ka shtuar Asani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do të mbajë seancën…