Asfaltohen pesë rrugë në Lagjen e Re në Ferizaj

16 nëntor 2018 | 11:23

Kushtet e mira klimatike po mundësojnë ende zhvillimin e projekteve infrastrukturore në të gjithë territorin e Komunës së Ferizajt.

Tashme janë asfaltuar pesë rrugë në zonën e qytetit, përkatësisht në Lagjen e Re.

Për të parë asfaltimin e këtyre pesë rrugëve, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Aliu ka thënë se kryerja sipas dinamikës e punimeve në këto rrugë dhe projekte të tjera infrastrukturore është dëshmia më e mirë se kjo qeverisje është e përgjegjshme para qytetarëve dhe se ka qasjen e përfundimit me kohë të projekteve të nisura. Rrugët e asfaltuar janë: “Gustav Majer”, “Tivari”, “Ali Asllani”, “Alishefik Spahiu” dhe “Arsim Zeqiri”.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të realizimit të projekteve të Komunës së Malishevës…