Komuna e Malishevës i bën tri familje me shtëpi për banim

16 nëntor 2018 | 11:21

Në kuadër të realizimit të projekteve të Komunës së Malishevës dhe në kuadër të investimeve për rritjen e mirëqenies për familjet në nevojë, kryetari Ragim Begaj ua ka dorëzuar çelësat e shtëpive tri familjeve.

Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka uruar tri familjet për shtëpitë e reja. “Çdo shtëpi e re dhe sigurimi i banimit për secilin banorë të komunës sonë, na gëzon edhe neve, pavarësisht nëse e ndërton komuna, apo ndërtohen përmes donacioneve, pasi me rëndësi është sigurimi i banimit për  të gjitha ato familje që kanë nevojë”, ka thënë Begaj, duke shtuar se këto tri shtëpi janë në mesin e 13 shtëpive të tjera që kanë ndërtuar këtë vit. “Krahas këtyre investimeve, jemi duke ndërtuar edhe qendrën e banimit social, ku mbi dyzetë familje tjera do të jenë përfitues dhe besoj që përfundimisht do të zgjidhet problemi i banimit për shumicën e rasteve që kanë nevojë për banim”, ka deklaruar Begaj, me rastin e përurimit të tri shtëpive në tri fshatra të Komunës së Malishevës.

Me shtëpi të re janë bërë familjet e Hamëz Halilajt nga Llapçeva, Jakup Berishës nga Berisha dhe Muhamet Morina nga Drenoci (i cili jeton i vetëm), ndërsa ndërtimi i shtëpive për këto familje është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Gjatë viteve të fundit, Komuna e Malishevës, në vazhdimësi ka ndërtuar shtëpi banimi për familjet të cilat kanë nevojë për sigurimin e banimit.

/Epoka e re/

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, beson se Gareth Bale është…