Eriksen: Bale, afër Messit dhe Ronaldos

16 nëntor 2018 | 11:16

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, beson se Gareth Bale është në grupin e lojtarëve të cilët janë shumë afër nivelit të Lionel Messit dhe Juventusit, Cristiano Ronaldos.

“Ai është një top, top lojtar. Askush në botë nuk është si Messi apo Ronaldo, por ai është në grupin e lojtarëve që janë shumë afër këtyre të dyve. Ai ka luajtur në Real Madrid për një kohë të gjatë dhe ka bërë punë të mirë atje. Edhe nëse pyet se si mund ta krahasojmë atë me Messin apo Ronaldon, tregon se ai është afër tyre. Ai është shumë i shpejtë, shumë i drejtpërdrejtë dhe gjithmonë shënon gola. Futbolli ndërkombëtar sillet rreth golave dhe ai shënon shumë”, ka thënë Erikseni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u përball me thirrjen e partnerëve…