Asfaltohen rrugët në fshatin Caprac të Prizrenit

19 maj 2020 | 13:10

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se këto ditë në fshatin Caparc janë duke u zhvilluar punimet për asfaltimin e rrugëve, që kanë për qëllim lehtësimin e qarkullimit të banorëve të kësaj ane.

“Punimet në fjalë kanë pasur ndërprerje të përkohshme për shkak të pandemisë, ndërsa tani me lirimin e masave kanë vazhduar nga aty ku kanë mbetur dhe do të jenë të përfunduara së shpejti. Rrugët janë në gjatësi totale prej 2389 metra, të ndara në dy akse, ndërsa përveç asfaltimit po bëhet edhe ndërtimi i trotuareve”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit. (L.G/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tek Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) janë vërejtur një numër…