Asfaltohen tri rrugë në Pojatë

24 gusht 2019 | 13:32

Në fshatin Pojatë të Ferizajt janë asfaltuar tri rrugë me një gjatësi prej 1.5 kilometra nga 15 rrugë sa  do të asfaltohen në këtë fshatë me një kosto prej 240 mijë eurosh.

Për të parë nga afër punimet dhe vlerësuar cilësinë e standardet e aplikuara në këtë projekt, ka dal në teren kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili hoqërohej nga drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se projekte të tilla, kaq të gjera në shtrirje dhe rëndësinë që paraqesin ato për banorët e këtyre zonave rurale janë planifikime të qeverisjes lokale, të realizuara me përkushtimin më të lartë, për t’i lehtësuar qarkullimin dhe jetën qytetarëve.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa dhe Anwar Hadid duken aq të dashuruar gjatë…