Asfaltohet rruga Deçan – Kufiri me Malin e Zi

11 qershor 2019 | 17:21

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në fillimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës rajonale R108, Deçan – Kufiri me Malin e Zi.

Me këtë rast, Lekaj ka theksuar rëndësinë e infrastrukturës rrugore për zhvillimin e turizmit dhe blegtorisë në bjeshkët e Deçanit.

Kreu i Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë me dije se shumë shpejt pritet të përfundojnë procedurat tenderuese edhe për fillimin e punimeve në 13 kilometrat e mbetura, deri në kufirin me Malin e Zi.

Segmenti i parë rrugës rajonale R108 me gjatësi mbi 14.5 kilometra ka vlerë investive mbi 4 milionë e 190 mijë euro. Asfaltimi i saj do të përfundojë brenda kësaj jave.

Fillimin e asfaltimit e ndoqën nga afër edhe deputetë të zonës, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ai i Pejës Gazmend Muhaxheri, i Junikut Agron Kuçi dhe kryetari i Rahovecit Smajl Latifaj.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e ka falënderuar ministrin Lekaj për të gjitha investimet infrastrukturore në këtë komunë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është shpallur femra më seksi në gjithë botën dhe…