Asfaltohet rruga që lidhë dy lagje të Vërmicës

06 gusht 2019 | 14:56

Në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, të martën ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë dy lagje në fshatin Vërmicë dhe në të njëjtën kohë, për njërën lagje, shkurtohet rruga për nxënësit, të cilët shkojnë në shkollën e fshatit, duke mundësuar kështu edhe siguri më të madhe për nxënësit dhe banorët.

Gjatë punimeve në asfaltimin e rrugës në fshatin Vërmicë, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët e kanë parë nga afër realizimin e këtij projekt, me rëndësi të madhe për banorët e të dy lagjeve. “Kjo ka qenë një kërkesë e hershme e banorëve të lagjeve Ukaj dhe Kastrati, dhe ne falë angazhimeve tona për rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, kemi arritur që të realizojmë edhe këtë projekt dhe besoj që banorët tani janë të kënaqur, pasi kjo rrugë jo vetëm që i lidhë dy lagjet, por edhe e shkurton rrugën për nxënësit”, ka thënë kryetari Begaj. Me këtë rast Begaj i ka uruar edhe banorët për rrugën e re dhe këtë investim të radhës në fshatin Vërmicë.

Drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, ka thënë se kjo rrugë është e gjatë 460 metra dhe gjerësi pesë metra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franck Ribery e ka marrë vendimin në lidhje me të…