Asgjësohen 300 kilogramë mish të prishur në Skenderaj

21 mars 2022 | 11:50

Të dielën në Skenderaj policia ka hasur një kamion, i cili po transportonte mish pa dokumentacion.
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se është identifikuar, asgjësuar dhe groposur një sasi e mishit prej 300 kilogramë, pa dokumentin e deklarimit dhe i prishur.

“Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës, kur Policia e Kosovës ka identifikuar automjetin që po transportonte mishin. Në këtë rast, është ftuar Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Skenderajt dhe Prokuroria, që kanë ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personit të kapur në flagrancë. Sasia e mishit është asgjësuar dhe groposur sipas procedurave të kërkuara, nga Kompania ‘Uniteti’”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

Pas këtij rasti, ka reaguar edhe kryetari i komunës, Fadil Nura, i cili ka thënë se shëndeti publik dhe jeta e qytetarit, janë të shenjta.

“Dhe derisa janë të tilla, do të godasim me forcën e ligjit kudo që ka veprime të paligjshme në tregti, veçmas në rastet kur haset në shitje të gjerave ushqimore me afat të skaduar. Fal koordinimit dhe bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë dhe Prokurorisë, janë identifikuar, asgjësuar dhe groposur rreth 300 kg mish”, është shprehur Nura, duke i ftuar të gjithë qytetarët të lajmërojnë Inspektoratin dhe organet tjera relevante, për çdo parregullsi apo shkelje ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Pal Ndrecaj   Një tekst prej katër faqesh i cili…