Asgjësohen mbi 1 000 produkte ushqimore dhe shqiptohen gjoba për bizneset në Skenderaj

03 maj 2023 | 13:26

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Skenderajt ka konfiskuar mbi 1 mijë e 373 produkte ushqimore, jo të sigurta për konsum (të dëmtuara, pa deklaracion dhe me afat të skaduar).

Sipas njoftimit të komunës, ky aktivitet inspektues u bë me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga ushqimet jo të sigurta për konsum.

Ndaj operatorëve ekonomik, konform ligjit, thuhet se janë marrë masa ndëshkimore, duke shqiptuar tetë gjoba.

“Të gjitha produktet e lartcekura, në prani të inspektorëve komunal janë asgjësuar nga ndërmarrja publike “Uniteti”. Drejtoria e Inspekcionit apelon të gjithë qytetarët, që për çdo parregullsi që hasin gjatë marrjes së shërbimeve dhe për çdo lloj ankese t’u drejtohen kësaj drejtorie”, thuhet në njoftimin për media të komunës së Skenderajt.

Në këtë kuadër, komuna ka deklaruar se të gjitha rastet, ankesat apo kërkesat e qytetarëve, do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, dhe konform gjetjeve, do të merren masa ligjore ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, sot në nder…