Askush s’mund ta ndryshojë atë që ka ndodhur, duam drejtësi

30 prill 2020 | 09:30

Për debatin mbi idetë për aministi të krimeve të luftës ka folur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se krimet gjenocidiale të Millosheviqit nuk mund të falen.

“Drejtësi, drejtësi, drejtësi për viktimat”, është shprehur tri herë Haradinaj kur është pyetur për këtë çështje. Ai ka thënë se e gjitha bota e di se çfarë ka ndodhur në luftën e viteve ’98-’99 dhe se askush nuk mund ta ndryshojë atë që ka ndodhur.

“Gjithë bota e di çfarë ka ndodhur në luftën e viteve ’98-’99. Regjimi i Millosheviqit ka kryer gjenocid, prandaj u detyrua bota dhe NATO të ndërhyjnë në Kosovë. Askush nuk mund ta ndryshojë atë që ka ndodhur”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk duhet të ndihet inferiore në këtë çështje. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij që luftën e pastër të UÇK-së ta mbrojë para çdo gjykate, siç e ka mbrojtur disa herë. “Kosova nuk e ka asnjë arsye që ta ketë ndonjë pozicion inferior në këtë çështje. Ne duhet të kemi drejtësi, drejtësi, drejtësi për viktimat. Gjithë jetën mund të përballem me çfarëdo institucioni të drejtësisë, sepse besoj në pastërtinë e luftës sonë. Pra, drejtësi, drejtësi, drejtësi, për viktimat e krimeve të Millosheviqit”, ka thënë kryetari i AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas…