Asllani: Jam gati për të zëvendësuar Brozoviçin  

29 shtator 2022 | 14:14

Kristjan Asllani nuk u aktivizua në asnjë minutë në sfidën e fundit ndaj Islandës, por kjo nuk do të thotë se nuk është gati për të luajtur tek Interi. Ai madje me shumë mundësi do të jetë titullar kundër Romës pas dëmtimit të Marcelo Brozoviç.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane ai është shprehur se do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij.

“Sa keq që Brozoviç është dëmtuar, një lojtar themelor për ne. Por nëse vjen radha ime tashmë, unë jam gati. Do të përpiqem të jap më të mirën time”, tha talenti shqiptar për “Tuttosport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fernando Llorente, sulmues që ka luajtur për Bilbaon, Juventusin, Sevillen,…