Asllani për ‘Mediaset’: Itali-Shqipëri? Do të ishte bukur

21 nëntor 2023 | 12:15

Futbollisti i Interit, Kristjan Asllani ndjen keqardhje që eliminatoret e Shqipërisë nuk u mbyllen me tri pikë, por është shumë i lumtur që në pjesëmarrjen e parë ia doli të kualifikohej. Pas ndeshjes me Ishujt Faroe, mesfushori kuqezi për “Mediaset” foli edhe për një përplasje të mundshme me Italinë në “Gjermani 2024”.

“Gjëja e parë që bëra pasi përfundoi ndeshja ishte të shihja se çfarë kishte ndodhur me Italinë. Jam shumë i gëzuar për djemtë, për ata që luajnë me mua tek Interi dhe për të gjithë italianët. E meritojnë kualifikim. Po, është kjo mundësia e përplasjes, do të ishte bukur, por Italia është shumë e fortë. Për ne është hera e dytë, duhet të përshtatemi dhe të japim më të mirën”, ka deklaruar Asllani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa:Rruga e Prishtinës Euro Diesel: 1.26€ Bezinë: 1.19€ Nuk…