Asllani pritet të jetë titullar ndaj Fiorentinës

17 janar 2024 | 16:15

Drejtuesit e klubit zikaltër presin më shumë nga Kristjan Asllani, i cili duket se do të ketë shansin e artë në kampionat dhe në Superkupën e Italisë.

Ndaj Monza-s, Asllani u aktivizua në minutën e 62-të duke marrë vendin e Calhanoglu, ndërsa në sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Fiorentinës, pritet ta nis nga minuta e parë.

Regjisori turk ka plotësuar numrin e kartonëve, nuk do të jetë në fushë, ndërsa sipas medieve italiane vendin e tij do ta marrë Asllani. Kjo është një tjetër provë e fortë për Asllanin për të vërtetuar se është gati për të marrë çelësat e mesfushës.

Gjithsesi për të me shumë mundësi do të ketë hapësira dhe në duelin gjysmëfinale të Superkupës ndaj Lazios, ndoshta duke e nisur nga stoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Popullsia e Kinës është zvogëluar për të dytin vit me…