Asnjë ankesë në PZAP për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

30 nëntor 2020 | 12:06

Kryesuesi i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Mul Desku ka bërë me dije se deri me tani nuk ka pranuar asnjë ankesë për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, të cilat janë mbajtur dje.

“Deri në këtë moment që po flasim, nuk është parashtruar ndonjë ankesë nga asnjë subjekt politik apo palë tjetër”, ka thënë Desku për “KlanKososva”.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi i ka fituar zgjedhjet në Podujevë me 51.64 për qind.

Ndërsa kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq ka fituar Mitrovicën e Veriut me 89.86 për qind.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se festa e…