“Asnjë garancë nga institucionet e Kosovës për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së”

01 maj 2021 | 08:24

Analisti Fitim Salihu ka reaguar pas vendimit të Speciales për ta refuzuar kërkesën për lirim me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se institucionet në vend po heshtin lidhur me këtë çështje.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se nga institucionet nuk ka asnjë garancë për lirimin e tyre me kusht.

“Krerët aktualë të shtetit asnjë fjalë nuk e thanë për krerët e UÇK-së që sot po gjykohen. Po gjykohen për luftën e tyre për lirinë e Kosovës. Asnjë garancë nga institucionet tona për lirimin e tyre me kusht. Gjykata Speciale tha se ju nuk keni shtet që garanton për lirimin e tyre me kusht. Në Prishtinë, si përgjigje, shteti heshti. Heshtja është aprovim. Smira e mllefi mbipeshuan historinë, lirinë”, ka shkruar Salihu.

Postimi i plotë i tij:

Ibrahim Rugova ka garantuar për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt. Nexhat Daci ka garantuar për lirimin me kusht të Fatmir Limajt. Burrështetasi dallohet prej politikanit të zakonshëm e të mllefosur nga aftësia për të dalë mbi inatet ditore në momente kur preket historia kapilare e kombit.
Krerët aktualë të shtetit asnjë fjalë nuk e thanë për krerët e UÇK-së që sot po gjykohen. Po gjykohen për luftën e tyre për lirinë e Kosovës. Asnjë garancë nga institucionet tona për lirimin e tyre me kusht. Gjykata Speciale tha se ju nuk keni shtet që garanton për lirimin e tyre me kusht. Në Prishtinë, si përgjigje, shteti heshti. Heshtja është aprovim. Smira e mllefi mbipeshuan historinë, lirinë.
Seç m’u kujtua pasazhi famshëm nga filmi “Lulëkuqet mbi mure”: “Një popull jetim është fatkeq. E marrin nëpër këmbë. E shtyjnë, e pështyjnë, i marrin nderin. Kush do ta shpëtojë atë? Veten do të shpëtojë! Do t’u thotë bijve më të mirë: Vihuni në ballë! Ja dhe zemerimi im në dorën tuaj si shpatë që t’i dalim mbanë kësaj pune. Dhe nga ky çast, populli s’është më jetim!”
#LiriaKaEmër
#UÇK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një…