Asnjë rast me Covid-19 në Formula 1

04 korrik 2020 | 15:52

Formula 1 ka njoftuar se nuk ka dalë asnjë rast pozitiv për koronavirus në testimet në prag të fillimit të edicionit të vitit 2020.

Pas shtyrjes së gjatë për shkak të pandemisë, gara e parë e Formula 1 këtë vit do të mbahet në Austri të dielën. Fillimi i edicionit ka marrë shtytje të madhe pas rezultatit negativ të testimit.

“FIA dhe Formula 1 mund të konfirmojnë se në mes të 26 qershorit dhe 2 korrikut, 4032 ngasës dhe pjesëtarë të klubeve janë testuar për COVID-19. Prej tyre asnjëri nuk ka pranuar rezultat pozitiv”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga F1 të shtunën.

Protokoll strikt po implementohet për fillim të edicionit. Skuadrat janë detyruar të testohen para largimit nga vendet e tyre. Personeli i garës është testuar çdo pesë ditë. Para hyrjes në arenë, të gjithëve iu matet temperatura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Izet Abdyli, pas testit…