Astera Tuhina më 1 korrik i bashkohet Kosovës

19 qershor 2021 | 17:39

Njëra nga basketbollistet më të talentuara në vendin tonë, 16 vjeçarja Astera Tuhina, e cila tash e disa vite luan në Spanjë tek Club Deportivo Promete, më 1 korrik do të bashkohet me Përfaqësuesen A të Kosovës në përgatitjet për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet prej 20 deri më 25 korrik në Nicosia të Qipros.

Astera Tuhina pritet të jetë ndër basketbollistet bartëse të Kosova A në debutimin e skuadrës seniore në gara zyrtare të FIBA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdes në moshën 49 vjeçare pacienti, që luftoi me virusin…