Aston Villa ofron 33 milionë euro për Rashicën

12 dhjetor 2019 | 12:24

Pasi që u raportua se dy skuadrat e mëdha italiane, Napoli dhe Milani, janë interesuar për shërbimet e Milot Rashicës, gjatë ditë së mërkurë mediat angleze raportojnë rreth ofertës së Aston Villës.

Skuadra angleze ka ofruar 33 milionë euro për Milot Rashicën, mirëpo drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumman, ka bërë me dije se ylli i Kosovës nuk e ka ndërmend të largohet nga Werderi gjatë afatit kalimtar të janarit. Rashica ka shënuar tetë gola këtë sezon me skuadrën gjermane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli argjentinas Lionel Messi, ka thënë se Real Madridi është…