Aston Villa shkarkon Gerrardin, emëron Emeryn

24 tetor 2022 | 23:10

Unai Emery është rikthyer në Premierligë.

Aston Villa ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me ish-trajnerin e Arsenalit.

Klubi anglez nuk ka bërë të ditur kohëzgjatjen e kontratës me Emeryn, por njoftoi se ai do ta marrë drejtimin e skuadrës nga 1 nëntori.

50-vjeçari së fundmi ishte trajner te Villarreali në La Liga. Ai te skuadra nga “Villa Park” do të zëvendësojë Steven Gerrardin, i cili u shkarkua ditë më parë.

Aston Villa raportohet se ka paguar klauzolën prej 6 milionë eurosh të trajnerit spanjoll.

Paga e Unai Emeryt te klubi nga Briminghami thuhet se do të jetë rreth 7 milionë euro në vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi sonte në Click Plus në…