Astrit Gashi thotë se kryeministri shqiptar çështje ditësh në Maqedoni

17 mars 2023 | 19:13

Gazetari Astrit Gashi, i cili jeton dhe vepron në Suedi ka zhvilluar sot në Shkup një takim me kryetarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Gashi ka shkruar në “Facebook” se kryeministri shqiptar çështje ditësh në Maqedoninë e Veriut.

“Sot vetëm një ditë larg nga takimi i Ohrit të bëhet zemra mal dhe të rritet krenaria kombëtare e njerëzore kur e takon ish-ushtarakun shqiptar, Shefin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ish komandat Forina të famëmadhes UÇK-së Talat Xhaferin në zyrën e tij. Një nga eproret më të mire të vendit. Sot nuk folëm për luftë por për paqen, për shqiptaret dhe rolin e tyre ne ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Gashi.

Ai ka shtuar tutje: “Sot vetëm ditët na ndajnë nga vendimi kur do të kemi dhe kryeministrin e katërt shqiptar në gadishullin ballkanik këtë e konfirmoi dhe i pari i Kuvendit të Maqedonisë. Por nuk do të jetë vetëm 100 ditë por shumë më tepër duke u bazuar në procedura deri të qeveria e re”, ka shkruar Gashi.

Ai ka treguar se në këtë takim kanë folur edhe për shumë çështje të tjera, ndër to edhe për takimin e nesërm në Ohër mes Kosovë-Serbi.

“A do të jetë nesër Ohri vendi i marrëveshjes së dytë që do të stabilizojë Ballkanin që duket më shumë se një simbolikë duke parë qëndrimet e palëve negociuse. Gjasat për marrëveshje shumë të vogla”, ka shkruar gazetari Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin e Rusisë,…