Atalanta dhe West Ham bëjnë detyrën

14 dhjetor 2023 | 23:05

Europa League mbylli sonte ndeshjet e fazës së grupeve. Ashtu siç pritej, skuadrat e mëdha kanë prerë biletën për në fazën tjetër. Në grupin D, Atalanta ia del si vend i parë. Suksesi 0-4 në Poloni ndaj Rakow bergamaskët i dërgoi në kuotën e 14 pikë. Feston edhe Sporting, portugezët  hedhin kandidaturën për të luftuar deri në fund për trofeun (Sonte mundën 3-0 Sturm Graz).

Në grupin A, West Ham kaloi 2-0 Freiburg. Si anglezët, ashtu edhe gjermanët do presin të mësojnë se kush do jenë rivalët e tyre në fazën tjetër. Shorti i Europa League apo edhe Conference League do të mbahet në Nyon, Zvicër, të hënën më 18 dhjetor.

Në Conference League kualifikohen skuadra si Brugge, Bodo/Glimt, Lille apo Slovan Bratislava. Nuk mund të lihen pa përmendur Maccabi Tel Aviv apo edhe belgët e Gent.

Fffff

 

C

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të…