Atalanta e Gjimshitit shkatërron Milanin

22 dhjetor 2019 | 14:21

Skuadra e Atalantës ku aktivizohet shqiptari Berat Xhimshiti e ka shkatërruar sot Milanin, pasi e mposhti me rezultat bindës 5-0.

Vendasit në pjesën e parë e shënuan vetëm një gol nëpërmjet Papu Gomez, por në pjesën e dytë gjerat shkuan shumë keq për skuadrën kuqezi që pranoi edhe katër gola të tjerë. Mario Pasaliq e shtoi epërsinë në 2-0, kurse Josip Iliqiq shënoi dy gola për rezultatin 4-0, derisa rezultatin final e vulosi Luis Muriel.

Milani jo vetëm që e humbi ndeshje, por nuk ishte në gjendje të shënoi as golin e nderit. Pas kësaj ndeshje Atalanta ka grumbulluar 31 pikë dhe zë vendin e pestë, derisa Milani është në vendin e dhjetë me 21 pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maurizio Sarri do të kërkojë trofeun e parë të tij…